Flash News

E-TJERA

Më shumë të papunë se vende të lira, 50% e punëkërkuesve janë mbi 45 vjeç

Më shumë të papunë se vende të lira, 50% e

Mbi 76 mijë persona në Shqipëri janë të regjistruar si të papunë tek Agjencia Kombëtare e Punësimit. Aktualisht ka rreth 5 300 vende të lira pune.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit problematike janë grupmoshat jo shumë të favorshme për punësim. Rreth 50% e punëkërkuesve të papunë janë të moshës mbi 45 vjeç.

“Është targeti më i vështirë për punësim. Përgjithësisht janë punëkërkues të papunë afatgjatë, janë ata persona që kanë mbi 1 vit të regjistruar në zyrën e punës, janë ata persona që e kanë të vështirë punësimin. Për ti integruar në tregun e punës ofrojmë programe me punësim part-time ndërkohë ata mund të formohen në një profesion më të ri, se ndoshta profesioni që kanë pasur mund të jetë vjetërsuar ose nuk kërkohet më në tregun e punës,” – u shpreh Gertiola Cepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit.

Zanatet më të kërkuara në Shqipëri nga qytetarët janë: kuzhinier, kamerier, parukier/berber, shitës, specialist i mësimdhënies, recepsionist, punonjës në ndërtimit, bujqësi, miniera, transport etj.

Nga ana tjetër sektorët që kërkojnë punëtorë janë: industria përpunuese, tregtia, akomodimi, ndërtimi, hoteleri-turizmi

“Ndryshe janë vendet që shpallen nga punëdhënësi, ndryshe janë profesionet e dëshiruara që duan punëkërkuesit,” – u shpreh Cepani.

Shumica e të papunëve janë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Kukësi dhe Korça./ Euronews Albania

Të fundit