Flash News

E-TJERA

Me sytë nga Seria A, dy skuadrat legjendare në ‘luftë’ për Icardin

Me sytë nga Seria A, dy skuadrat legjendare në

Muro Icardi duket të jetë shumë pranë rikthimit në Seria A. Dy klubet legjendare të Italkisë, Milan dhe Juventus janë në konkurrencë për të marrë Icardin.

Siç duket, Juventus mbetet skuadra më favorite për të fituar zemrën e argjentasit. Pas nuk mbetet as Milan, i cili ka nevojë më shumë se kurrë për një sulmues duke marrë parasysh dëmtimet e Zlatan Ibrahimoviç dhe Oliver Giroud.

Milan dhe Juventus u deshën dje në javën e katërt të Seria A, me jë rezultat të vendosur në balancë. Sfida u mbyll me barazim 1-1. Morata me një aksion fantastik i dhuroi avantazhin bardhezinjve që në minutën e 4-të por kroati Ante Rebic barazoi 15 minuta nga fundi. 

Të fundit