Flash News

E-TJERA

Më të pasurit në Shqipëri kanë 5.9 herë më shumë të ardhura se më të varfërit

Më të pasurit në Shqipëri kanë 5.9 herë më

Të pasurit në Shqipëri kanë përfituar të ardhura 9.5 herë më të larta se pjesa tjetër e popullsisë, e kategorizuar si shtresa e varfër.

Scan Intel ka bërë një analizë të të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, sa i përket nivelit të pabarazisë mes 20% të popullsisë me të ardhurat më të larta dhe 20 % të popullsisë me të ardhurat më të ulëta.

Analiza synon të matë pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave.

Sipas të dhënave, të ardhurat e 20% të popullsisë më të pasur janë 5.9 herë më të larta se të ardhurat e 20% të popullsisë më të varfër. Shifrat tregojnë se raporti në Shqipëri është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila për vitin 2020 regjistrohet në 4.8.

Duke e krahasuar me vendet e rajonit, se Shqipëria ka raportin më të ulët të pabarazisë mes të ardhurave të më të pasurve dhe më të varfërve. Vendin e parë e mban Serbia me 6.06 herë më shumë për 20% më të pasurit, ndjekur Mali i Zi me 5.96, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 5.92.

Të fundit