Flash News

E-TJERA

"Më të prekur janë të rinjtë", Fico tregon pse nuk u forcuan kufizimet

"Më të prekur janë të rinjtë", Fico tregon
Albana Fico

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico foli për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili la në fuqi masat ekzistuese kufizuese. Ajo tha për “Kjo Javë” arsyet që i çuan drejt këtij vendimi.

“U panë disa indikatorë, qëndrueshmëria e pozitivitetit të mostrës, ulja e numrit të të infektuarve për ditë, qëndrueshmëria e humbjes së jetës në periudha të caktuara. Këto vijnë si pasojë e masave të marra. Ne e ndjekim hap pas hapi situatën. Këto janë vendime shumë të vështira. Humbjet e jetëve na bëjnë të drithërohemi, por një ditë e vetme nuk vendos kapakun që na mori lumi”, tha Fico.

Kjo e fundit u ndal edhe te infektimi i të rinjve. Fico theksoi se prej disa javësh moshat më të prekura nga koronavirusi janë të rinjtë, duke e cilësuar si një tregues shqetësues.

"Po bëhet katër pesë javë tani që kemi me të prekura fashat moshore 24-34, 35-44 dhe 45-54 shto edhe fashën e përhershme 55-64 që vazhdon të jetë në punë. Ky grup duke filluar nga 15 deri në 65 vjeç janë rastet që përbëjnë 79% të pozitivitetit të mostrave që testohen dhe dalin pozitivë. Kjo është shqetësuese”, tha ajo.

Të fundit