Flash News

E-TJERA

Me test PCR ose Rapid Test/ Greqia vendos masa të reja për udhëtarët deri më 10 janar

Me test PCR ose Rapid Test/ Greqia vendos masa të reja për
Foto Ilustruese

Greqia ka vendosur masa të reja antiCovid për të gjithë udhëtarët që hyjnë në shtetin helen. Ndryshimet janë pasqyruar edhe në Fletoren Zyrtare dhe janë në fuqi deri më 10 janar.

Sipas medieve greke, çdo udhëtar mund të hyjë në Greqi me një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose me një Rapid Test jomë të vjetër se 24 orë. Ky vendim është për të gjithë udhëtarët që hyjnë në shtetin grek mëngjesin e së dielës, më 19 dhjetor.

Masa që është e vlefshme deri më 10 janar, prek edhe udhëtarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë. Kujtojmë se pjesa më e madhe e vendeve në Evropë dhe rang global, po marrin masa të reja antiCovid-19 pas shpërthimit të variantit Omicron, dhe sidomos me ardhjen e festave të fundvitit.

Të fundit