Flash News

E-TJERA

“Më thanë burime serioze” Çani: Ka hyrë në Shqipëri një kokainë e re që e përdorin elitat, kushton 350 mijë euro kg  

“Më thanë burime serioze” Çani: Ka hyrë

Moderatori dhe gazetari Arian Çani deklaron se në Shqipëri ka hyrë një lloj droge ndryshe e llojit kokainë.

Në nisje të emisionit të tij “Zonë e Lirë” , Çani thotë se e ka të sigurt këtë informacion dhe se kjo lloj droge kushton 350 mijë euro kg .  

“Më tha një burim serioz se është futur një lloj kokaine totalisht ndryshe nga sa është mësuar bota tani që quhet kokainë pink ku kilja e saj kushton 350 mijë euro.

 Nuk e shesin me gramë, më thonë që në Shqipëri e përdorin shumë pak njerëz se thonë që nuk ka efekte negative, madje thonë që është kuruese për disa drogëra. Personi që ma tha është i huaj, e përdorin elita këtë”, tha Çani.   

Të fundit