Flash News

E-TJERA

“Më tregoi se ku do t’i çonte votat”, Hoxha zbardh bisedën e fundit me Ardian Nikulajn

“Më tregoi se ku do t’i çonte votat”, Hoxha zbardh

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur bisedën e fundit me biznesmenin e vrarë dy ditë më parë në Shëngjin, Ardian Nikula.

Në studion e “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Nikulaj synonte të merrte 7-10 këshilltarë bashkiakë për PSD-në e Tom Doshit, ndërsa votat për kandidat do t’i jepte për koalicionin e opozitës “Bashkë Fitojmë”.

"Me sa e njoh unë, Ardian Nikulaj nuk ka qenë një person me bindje politike. Vijmë te pjesa tjetër, në bisedën e fundit që kam patur me të e kam pyetur për këtë gjë. Ai synonte të merrte 7-10 këshilltarë bashkiakë për PSD. Së dyti e kam pyetur, sepse kisha dëgjuar nga njerëz që e njihnin, që në Lezhë ka garë, sepse filani do të mbështesë kandidatin e opozitën. Pra për këshillarë do ti çonte votat majtas dhe për kandidat djathtas.

Nëse kemi të bëjmë me variantin e gjakmarrjes, është hapur një lojë shumë e madhe. Ai ka patur vëllain të vrarë. Nga krahu tjetër, fisi Palaj, janë vrarë dy.

Kam komunikuar edhe në atentatin që iu bë Aleks Dedës, që ka qenë në prani të Ardian Nikulajt. Është momenti i vetëm që kemi patur të Ardianit në një pamje video, ai ka shpëtuar këtu. Ata që gjuajnë, gjuajnë në drejtimin ballor me Aleks Dedën", tha Hoxha. 

Të fundit