Flash News

E-TJERA

“Më vjen keq që po iki”, gazetarja tregon bisedën në qeli mes Tahirit dhe Bajrit

“Më vjen keq që po iki”, gazetarja tregon bisedën

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lala tregoi për News 24, bisedën e Tahirit me një të dënuar të njohur i cili kishte lënë qelinë para ish-ministrit. Lala tha se bëhet fjalë për Safer Bajrin, i cili është konsideruar person me rrezikshmëri dhe i akuzuar për një sërë veprash penale.

Lala shtoi se nuk dihet a ka një pakt apo jo pas lirimit të Tahirit, pasi nuk ka fakte.

“Safer Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre. Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte”, pohoi gazetarja.

Të fundit