Flash News

E-TJERA

Me vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti në fundjavë

Me vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti në fundjavë

Ditën e shtunë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë.

Gradualisht, reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët. Në orët e pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Dita e Diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.

Me vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti në fundjavëMe vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti në fundjavë

Të fundit