Flash News

E-TJERA

Me vranësira dhe reshje të herëpashershme, si parashikohet moti në fundjavë

Me vranësira dhe reshje të herëpashershme, si parashikohet moti

Sot, të shtunën vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë në dendësim në orët e vona të mbrëmjes.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale përgjatë vijës bregdetare.

Për ditën e Diel pritet paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Gjithashtu në orët e drekës dhe pasdites lokalisht nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Me vranësira dhe reshje të herëpashershme, si parashikohet moti
Me vranësira dhe reshje të herëpashershme, si parashikohet moti

 

Të fundit