Flash News

E-TJERA

Me vranësira dhe temperatura në 29 gradë, si parashikohet moti në fundjavë

Me vranësira dhe temperatura në 29 gradë, si parashikohet moti

Fundjava parashikohet të jetë me mot relativisht të qëndrueshëm të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak sot moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera-herës deri të dendura kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Përgjatë vijës bregdetare, zonën e veriut dhe zonën e jugperëndimit reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave.

Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përsëri shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në relievet malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave apo stuhive por në periudha afatshkurtra.

Me vranësira dhe temperatura në 29 gradë, si parashikohet motiMe vranësira dhe temperatura në 29 gradë, si parashikohet moti

 

Të fundit