Flash News

E-TJERA

Me vranësira, në disa zona priten reshje bore, si parashikohet moti në fundjavë

Me vranësira, në disa zona priten reshje bore, si parashikohet moti

Këtë fundjavë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore. Në disa zona në verilindje priten edhe reshje bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

Me vranësira, në disa zona priten reshje bore, si parashikohet motiMe vranësira, në disa zona priten reshje bore, si parashikohet moti

 

Të fundit