Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Media amerikane: Mafia shqiptare e ka zhytur Ekuadorin në gjakderdhje

Nga Carolina Andrade, Mac Margolis dhe Robert Muggah
Edhe në një rajon të njohur për dhunën rekord, spiralja e fundit e Ekuadorit drejt paligjshmërisë dhe gjakderdhjes bie në sy. Krimet vdekjeprurëse në vendin e Andeve kanë arritur tani maksimumin historik, me një shkallë kombëtare të vrasjeve që tejkalon atë të Brazilit dhe të Meksikës, të renditura prej kohësh ndër vendet më vrasëse të Amerikës Latine. Nuk është çudi që vlerësimet për pëlqyeshmërinë ndaj presidentit Guillermo Lasso janë ulur, duke shtuar thirrjet për shkarkimin e tij- të nxitura nga akuzat për korrupsion që lidhin kunatin e presidentit me trafikantët e drogës (Lasso dhe kunati i tij i kanë mohuar akuzat).
Në qendër të problemeve të Ekuadorit është kërkesa e pafundme globale për kokainë. Falë pjesërisht bandave ballkanike, Ekuadori tani shërben si një qendër për transportin dhe eksportin e kokainës nga Kolumbia dhe Peruja. Kriza është akute në Esmeraldas, pranë kufirit kolumbian dhe veçanërisht në qytetin port të Guayaquil, porta e vendit drejt botës.
Në këtë qytet ndodhen pesë nga tetë terminalet e transportit të vendit. Qyteti më i pasur i Ekuadorit është gjithashtu një nga 25 më të rrezikshmit në botë. Guayaquil regjistroi vitin e kaluar rerth 47.7 vrasje për 100 mijë banorë, një shtatëfishim në krahasim me pesë vite më parë. Kaosi vazhdon, pavarësisht se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur shtatë herë që nga mesi i vitit 2021. Javën e kaluar, presidenti Lasso autorizoi përdorimin e armëve nga civilët për ‘mbrojtje personale’, një lëvizje që ngjall më shumë dëshpërim sesa komandë dhe kontroll.
Dikur i lavdëruar për strategjinë e tij për të frenuar bandat vdekjeprurëse të drogës, Ekuadori duket se sot është nën kontrollin e tyre. Rritja e dhunës vjen bashkë me një rritje të mprehtë të mosmarrëveshjeve vdekjeprurëse mes grupeve të organizuara që konkurrojnë për avantazhe në tregtinë në rritje të kokainës në Ekuador, me shumë pasoja përtej këtij kombi me 18 milionë banorë.
Lidhja evropiane
Krimi i organizuar shqiptar filloi të emigronte drejt Ekuadorit në vitet ’90, i joshur nga perspektiva e bashkimit të forcave me kartelet lokale në lulëzim dhe kontrollet relativisht të dobëta kufitare. Deri vonë, shqiptarët mund të hynin lirisht në Ekuador pa vizë. Kjo politikë ‘laissez faire’ përfundoi kur Ekuadori vendosi kërkesa më të forta për viza në vitin 2020.
Afërsisht 33 përqind e kokainës së kapur në Ekuador në vitin 2021 ishte e destinuar për tregjet evropiane, krahasuar me vetëm 9 përqind në vitin 2019. Veçanërisht Ballkani është një qendër e re kyçe në këtë tregti fitimprurëse ndërkontinentale me vlerë 10 miliardë dollarë në vitin 2017, me bandat shqiptare që po luajnë një rol gjithnjë e më të spikatur në të dy anët e ekuatorit.
Pas rënies rekord në vitin 2021, pavarësisht nga bllokimet pandemike, Ekuadori renditet i treti për ndalimin e kokainës, me 6.5 përqind të konfiskimeve globale, i tejkaluar vetëm nga Kolumbia me 41 përqind, ku prodhimi i kokas po lulëzon, dhe SHBA me 11 përqind.
Guayaquil përbën afërsisht 96 nga 210 ton kokainë të kapur në Ekuador në vitin 2021. Shumica e kokainës fshihet në kontejnerë transporti- vetëm rreth 8 deri në 10 përqind e të cilave i nënshtrohen inspektimeve.
Me operacionet kundër narkotikëve që shtrëngojnë Brazilin, Kolumbinë dhe Perunë, Ekuadori është kthyer në një vend të ëmbël për trafikantët e huaj. Dollarizimi dhe korrupsioni lehtësojnë blerjen e dokumenteve mashtruese si identifikimi personal, pasaportat dhe licencat e eksportit. Shumica e operatorëve të njohur të krimit shqiptar banojnë në Guayaquil, shpesh me identitete të rreme.
Mediat ballkanike nuk i kursejnë detajet se si kartelet shqiptare, kolumbiane, meksikane, madje edhe ruse, luftojnë për kontrollin e qytetit Guayaquil. Të paktën gjashtë shqiptarë u ekzekutuan me stilin e bandave në dekadën e fundit. Disa burime të inteligjencës ekuadoriane sugjerojnë se shqiptarët rekrutojnë bandat dominuese lokale si partnerë të preferuar, ndërsa burime të tjera thonë se shqiptarët synojnë përfundimisht të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit.
Mafia shqiptare përdor një mori mashtrimesh për trafikun e drogës, që nga përdorimi i kompanive të para për të fshehur kokainën në dërgesat e bananeve, çajit dhe karkalecave e deri te klonimi i vulave doganore për të maskuar kontejnerët e thyer. Pak nga kjo do të ishte e mundur pa një shkelje syri dhe një tundje koke nga zyrtarët.
Inteligjenca ekuadoriane ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh mafian shqiptare. Në Operacionin Ballkani të vitit 2014, ata zbuluan se dy sindikata alfa të krimit- banda kriminale Azemi dhe Rexhepi- depërtuan në operacionet portale për të siguruar lista paketimesh dhe kontejnerët e përzgjedhur për në Evropë. Shqiptarët e ndaluar në operacion u identifikuan gjithashtu si financues dhe kujdestarë të skemës.
Operacioni Ballkani përfundoi me arrestimin e kreut të bandës, Remzi dhe 11 anëtarëve të tjerë të bandës, mes të cilëve shtetas shqiptarë dhe ekuadorianë. Policia dhe prokurorët ekuadorianë akuzuan organizatën se grumbullonte kokainën në Guayaquil me destinacion Evropën. Azemi i shpëtoi paraburgimit nj muaj më vonë, u rishfaq në Evropë në vitin 2017 dhe më pas u arrestua në Gjermani.
Azemi ende përballet me akuza penale në Ekuador, duke përfshirë vrasjen e bashkëshortes së tij ekuadoriane dhe të arratisurit shqiptaro-malazez, Fadil Kacanic.
Autoritetet ekuadoriane ende nuk i kanë publikuar gjetjet e tyre për këtë rast apo nuk e kanë pranuar praninë e shtetasve të huaj të lidhur me mafian brutale ballkanike. Dy burime të ndryshme të inteligjencës të konsultuara shkuan aq larg sa sugjeruan një marrëveshje të fshehtë ‘të nivelit të lartë’ mes policisë ekuadoriane dhe mafies shqiptare, një nga anëtarët e bandës së të cilës thuhet se vdiq në duart e policisë. Ndërsa këto raporte mbeten të pakonfirmuara, ato lënë pak dyshime për kthesën e tmerrshme për ligjin, rendin dhe sigurinë publike në Ekuador- dhe më gjerë. Përkthyer nga Americas Quarterly
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38