Flash News

E-TJERA

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti "Çështjet gjinore dhe media në Shqipëri"

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti
montazhi i fotove nga Politiko

Në një raport të përgatitur nga "Rrjeti Barazi në vendimmarrje" - dhe të mbështetur financiarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë - është trajtuar çështja gjinore në media. Sa hapësirë i jpet burrave dhe grave dhe kush "dominon" televizionet shqiptare e sa kohë televizive i jepet secilës 'palë'.

Ky raport është një përmbledhje e gjetjeve kryesore të monitorimit të medias si pjesë e nismës "#WomenSpeakUp: Ndryshimi i bisedës në media” për të promovuar dhe nxitur raportimin e ndjeshëm gjinor si dhe barazinë gjinore në media dhe ka si qëllim nxitjen e barazisë gjinore në Shqipëri duke fuqizuar zërat e grave në Media nëpërmjet portretizimit të balancuar gjinor.

Për të përmbledhur këtë raport, është bërë një monitorim i detajuar i emisioneve në televizion.

emisionet televizive të mbrëmjes "talk show" u vërejt se burrat dhe djemtë mbizotërojnë me pjesëmarrjen e tyre në media. Nga monitorimi në total i 176 emisioneve 'talk show' për 10 javë dolën këto të dhëna:

Nga 22% e grave dhe e vajzave të ftuara 12% e tyre kanë folur në cilësinë e ekspertes kundrejt 78% të burrave dhe e djemve të ftuar, nga të cilët 88% e tyre kanë folur në cilësinë e ekspertit. Nga 176 emisione Talk Shoë të monitoruara, në 79 emisione pjesëmarrja e grave ka qenë 0%.

Burrat dhe djemtë e ftuar monopolizojnë bashkëbisedimin duke folur 87% të kohës, kundrejt grave dhe vajzave të ftuara, të cilat ‑asin vetëm 13% të kohës në 'Talk Show'.

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Ndërsa në emisionet televizive të pasdites vajzat dhe gratë mbizotërojnë me pjesëmarrjen e tyre. Nga 198 emisione të monitoruara (të pasdites) në 10 emisione pjesëmarrja e burrave dhe djemve është 0%.

Në këtë monitorim u vërejt se ndryshe nga emisionet "talk show" gratë dhe burrat e ftuar në emisionet e pasdites, kanë të njëjtën hapësirë për të folur për ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe artin & kulturën.

 Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Në monitorimin e 221 emisioneve televizive të mëngjesit dhe mesditës përgjatë periudhës 10-javore, rezultoi se burrat dhe djemtë mbizotërojnë me praninë e tyre në emisionet e mëngjesit dhe të mesditës me 60%. dhe flasin pothuajse 2 herë më shumë se gratë dhe vajzat e ftuara.

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Në këtë monitorim të emisioneve të mëngjesit dhe mesditës, rezultoi se gratë dhe vajzat e ftuara diskutojnë më shumë se burrat vetëm në tema që kanë në fokus çështjet e edukimit.

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Gjatë kësaj periudhe 10-javore, u monitoruan edhe 3813 lajme në stacionet televizive: KLAN TV, Top Channel, News24, RTSH dhe Report TV ku rezultoi se burrat dhe djemtë mbizotërojnë me pjesëmarrjen e tyre si burim informacioni dhe në fokus të ngjarjeve në të gjitha kategoritë e lajmeve, përveç se në lajmet për shëndetësinë. Gratë dhe vajzat marrin pjesë më pak në cilësinë e politikanes, ekspertes apo artistes, në krahasim me burrat dhe djemtë.

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Ndërsa në një monitorim të 4250 lajmeve në shtypin e shkruar në gazetat Telegraf, Standard, Panorama, Gazeta Shqiptare, Tema dhe Dita, rezultoi se:

Gratë dhe vajzat janë më pak të dukshme si burime dhe si fokus i lajmeve në krahasim me burrat dhe djemtë në të gjitha kategoritë: politikë, ekonomi, sociale, shëndetësi, art & kulturë, marrëdhënie ndërkombëtare dhe sport.

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Po ashtu, edhe në mediat online  (nga monitorimi i 1122 lajmeve) gratë dhe vajzat kanë më pak hapësirë se sa burrat e djemtë në të gjitha rubrikat e trajtuara në lajmet online. Gratë dhe vajzat janë të pranishme në median online në cilësinë e politikanes, gazetares, qytetares dhe sipërmarrëses. Burrat dhe djemtë mbizotërojnë me pjesëmarrjen e tyre si politikanë, ekspertë dhe artistë.

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Media dominohet nga djemtë dhe burrat, publikohet raporti

Në këtë raport theksohet që:

Pavarësisht përparimit të barazisë gjinore në Shqipëri, pjesëmarrja e grave në media është ende një proces me s­da të shumëllojshme. Rezultatet e Monitorimit të Çështjeve Gjinore në Media, janë një dëshmi se si gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në redaksinë e mediave, në prodhimin e informacionit dhe në proceset vendimmarrëse, si dhe në përmbajtjen e mediave, si burime dhe eksperte në lajme, emisione televizive, gazeta dhe platforma të lajmeve online. Nga të dyja perspektivat, edhe sasiore, edhe cilësore vijojnë të mbizotërojnë stereotipet gjinore në përmbajtjen e mediave, mbizotërimi i gjuhës seksiste të urrejtjes. Nga ana tjetër, mbulimi sensacionalist në media, jo vetëm që përjashton gratë nga shoqëria, por gjithashtu forcon një kulturë dhune ndaj grave dhe vajzave. Për të kontribuar në krijimin e medias së besueshme dhe me vlera në Shqipëri, nuk duhet të përqendrohemi vetëm në rritjen e cilësisë së gazetarisë dhe krijimin e një mjedisi për shprehje të lirë, por duhet gjithashtu të investojmë në gazetarinë gjithëpërfshirëse dhe në raportimin e ndjeshëm kundrejt gjithë shtresave dhe ekspertizës përkatëse. Një gamë e gjerë strategjish mund të përdoren për të promovuar ekuilibrin gjinor dhe mbulimin gjithëpërfshirës të mediave.

Të fundit