Flash News

E-TJERA

Media gjermane: Korrupsioni dhe krimi i organizuar po pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Media gjermane: Korrupsioni dhe krimi i organizuar po pengojnë

Shqipëria çeli grupkapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian. Përpos kësaj, BE pati rezerva sa i përket luftës kundër korrupsionit, të cilën e quajti të pamjaftueshme.

Media gjermane “Zeit Online” shkruan se “pengesat e deritanishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.”

Ndër të tjera, media gjermane shton se në një kohë kur Shqipëria po punon me BE-në për politikën e emigracionit, ka nënshkruar një marrëveshje migracioni me Italinë, sipas së cilës ajo do të pranojë deri në 40,000 refugjatë që kalojnë Mesdheun çdo vit dhe të përpunojë kërkesat për azil para se të arrijnë në kufirin e BE-së.

Emigrantët e parë mbërritën sot, por jo 200 sa ishin planifikuar. Vetëm 16 prej tyre mbërritën mëngjesin e së mërkurës në Shëngjin, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.

Të fundit