Flash News

E-TJERA

Media greke: Vrasja e Jani Aliajt dyshohet se u krye nga mafia në burgun e Koridhalos

Media greke: Vrasja e Jani Aliajt dyshohet se u krye nga mafia në burgun e

Një shqiptar u vra të hënën pasdite brenda burgut të Koridallos. Bëhet fjalë për Jani Aliaj, një emër shumë i njohur për botën e krimit.

I dënuar me burg të përjetshëm, Aliaj u sulmua në qelinë e tij dhe u qëllua me dy plagë me thikë nga një i burgosur grek.

Viktima ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje që kishte kryer në vitin 2002. Ndërsa ishte në burg, ai ishte arratisur dhe kishte ikur në vendin e tij të lindjes, në Shqipëri, ku kishte kryer dy vrasje të tjera. Më pas ai u kthye në Greqi ku u arrestua, duke vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Nga ana tjetër, autori i krimit është burgosur për vrasjen e një shqiptari në një agjenci PROPO në Agios Panteleimonas.

Autori i dyshuar i krimit që ndodhi brenda burgut besohet të jetë kreu i dyshuar i të ashtuquajturës mafia e burgut të Koridallos, i cili është dënuar për vrasje, shkruajnë mediat greke. 

Disa muaj më parë, autori i dyshuar kishte pushtuar krahun e tretë të burgut, së bashku me dhjetë të burgosur arabë, duke kërkuar të burgosurin e përjetshëm shqiptar. Në atë kohë, ai nuk kishte arritur ta gjente atë dhe plani i vrasjes u ndërpre përkohësisht. Më në fund, ai dyshohet se i dha urdhrin të burgosurit grek i cili e vrau me dy plagë thike.

 

Të fundit