Flash News

E-TJERA

Media italiane: Marrëveshja për refugjatët lindi kur Meloni erdhi për pushime në Shqipëri, ç’ parashikon memorandumi

Media italiane: Marrëveshja për refugjatët lindi kur Meloni erdhi

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshjeje për përballimin e emigracionit të paligjshëm.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Giorgia Meloni tha se deri në pranverë pritet të bëhet operative një qendër pritjeje për emigrantët në Shëngjin për të cilën Italia do kontribuojë financiarisht.

Media italiane Adnkronos shkruan se marrëveshja mes Romës dhe Tiranës për emigrantët lindi kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri më 15 gusht.

“Giorgia duhet të ishte me pushime”, por kishte lajme për “zbarkimet e emigrantëve” dhe ne donim të “kuptonim si të ndihmonim”, tha sërish kryeministri shqiptar. Rama e kishte mirëpritur Melonin këtë verë kur ajo mbërriti për një vizitë informale në vendin e tij.

Çfarë parashikon memorandumi i mirëkuptimit

Memorandumi midis Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore, i nënshkruar sot nga Meloni dhe kryeministri Rama, nuk vlen për emigrantët që vijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjektet vulnerabël. Strukturat e krijuara - shpjegojnë burimet e Palazzo Chigi - do të jenë në gjendje të strehojnë gjithsej deri në tre mijë emigrantë, për një parashikim prej 39 mijë njerëz të mirëpritur në një vit.

Marrëveshja synon të pengojë largimet dhe të parandalojë trafikimin e qenieve njerëzore. Protokolli u mbyll në thelb gushtin e kaluar (gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë) dhe do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024. “Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë por për të gjithë Bashkimin Evropian”, theksojnë të njëjtat burime.

Të fundit