Flash News

E-TJERA

Media ndërkombëtare: Revoltë dhe tensione në protestën e opozitës kundër qeverisë

Media ndërkombëtare: Revoltë dhe tensione në protestën

Opozita zhvilloi dje protestën kombëtare të radhës, ku qytetarët shprehën revoltën e tyre kundër qeverisë.

Momente tensioni janë shënuar në Tiranë gjatë një proteste të organizuar nga opozita shqiptare kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shkruan Nova.neës.

“Një koktej molotov i hedhur nga protestuesit ka goditur godinën e Kryeministrisë, duke shkaktuar një vatër zjarri pranë hyrjes. Situata u përshkallëzua pas një fjalimi të mbajtur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha”, shkruan media e huaj.

Policia ndërhyri duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe duke vendosur një kordon sigurie rreth godinës së Kryeministrisë për të parandaluar afrimin e tyre.

Protesta u drejtua drejt Parlamentit aty ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Të fundit