Flash News

E-TJERA

Media pengohet në Parlament, Asociacioni i Gazetarëve thirrje gardës: Respektoi të drejtat tona

Media pengohet në Parlament, Asociacioni i Gazetarëve thirrje

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka bërë thirrje të fortë për ndalimin e menjëhershëm të akteve që pengojnë punën e gazetarëve në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Në një deklaratë publike, AGSH i kërkon Gardës së Republikës dhe autoriteteve parlamentare të respektojnë lirinë e mediave dhe të sigurojnë akses të papenguar për gazetarët që mbulojnë punimet e Kuvendit.

Pamjet e publikuara së fundmi nga media janë përshkruar si shqetësuese dhe kërkojnë një përgjigje të menjëhershme.

Kjo nuk është hera e parë që gazetarët përballen me pengesa fizike për të hyrë në ambientet parlamentare, ndërsa nuk është dhënë asnjë bazë ligjore për këto veprime.

Postimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Gardës së Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë të ndalojmë menjëherë të gjithë aktet që pengojnë punën e gazetarëve në Parlament.
Pamjet e transmetuara nga media janë shqetësuese dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme.
Është e disata herë që gazetarët pengohen fizikisht të aksesojnë ambientet e Kuvendit ndërsa nuk duhet mbi ç'bazë ligjore ata pengohen.
Situata është duke agravuar dita ditës ndërsa ne do të informojmë partnerët tanë ndërkombëtar dhe misionet diplomatike menjëherë.

Të fundit