Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mediat e huaja nxjerrin 'memorandumin' e Rubios, ja pse SHBA nuk e uroi Ramën për zgjedhjet

Mediat e huaja nxjerrin 'memorandumin' e Rubios, ja pse SHBA nuk e

Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi një pjesë nga 'memorandumi' i Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio në lidhje me zgjedhjet në vendet e huaja. 

Sipas artikullit, mesazhi i Rubios thekson se departamenti i Shtetit tani do të ndërhyjë në zgjedhjet e huaja vetëm kur ka një interes "të qartë dhe bindës" të SHBA-së për ta bërë këtë, duke u përqendruar në rëndësinë strategjike mbi përhapjen e vlerave demokratike.

"Në përputhje me theksin e administratës mbi sovranitetin kombëtar, Departamenti do të komentojë publikisht mbi zgjedhjet vetëm kur ka një interes të qartë dhe bindës të politikës së jashtme të SHBA-së për ta bërë këtë",- thuhet në mesazhin e Rubios.  

Ky mesazh duket se qartëson se përse nuk ka pasur një urim nga SHBA për kryeministrin Rama pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit.

Më tej në mesazh theksohet se ambasadat mund të publikojnë mesazhe publike urimi për fituesin e një zgjedhjeje pa pasur nevojë për miratim nga nivelet e larta, përveç rasteve kur rezultati vihet në dyshim. Rast ky i ngjashëm me Shqipërinë, ku fitorja e Ramës u vu në dyshim nga palët politike pasi pati denoncime për manipulim të procesit zgjedhor.

“Postet jashtë SHBA mundet, pa pasur nevojë për miratim nga Uashingtoni, të publikojnë deklarata në faqet e tyre të internetit ose në rrjetet sociale, apo të japin deklarata për mediat lokale për të uruar fituesit, përveçse në rastet kur rezultati i zgjedhjeve kontestohet publikisht. Këto mesazhe duhet të përqendrohen te rezultati i zgjedhjeve, jo te procesi. Nëse postet kanë pyetje për formulimin e përshtatshëm të mesazhit në raste të caktuara, duhet të konsultohen me zyrën e shtypit të zyrës rajonale përkatëse,” thekson mesazhi.

Megjithatë kujtojmë se vetë Rubio ka uruar publikisht dhe ka telefonuar fituesit e zgjedhjeve në disa shtete të ndryshme, por për Ramën nuk ka pasur një urim. Në një postim të shkurtër, ambasa ka uruar vetëm popullin shqiptar për këto zgjedhje.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruante ambasada.

Të fundit