Flash News

E-TJERA

Mediat e huaja shkruajnë për britanikët që u kapën në Rinas me pajisje të panjohura: Dyshohet për spiunazh

Mediat e huaja shkruajnë për britanikët që u kapën

Dy britanikë të arrestuar në Shqipëri pasi policia i akuzon për spiunazh pasi sekuestroi pajisje radio

Mediat e huaja kanë shkruar për ndalimin e dy britanikëve rreth 10 ditë më parë në Shqipëri. Ata u kapën në aeroportin “Nënë Tereza” me radio të sofistikuara në bagazhet e tyre.

Britanikët, i thanë policisë se ishin inxhinierë IT, ndaj kishin të tilla pajisje. Pavarësisht se deklaruan se ishte radio amatore, Policia Shkencore në Tiranë së bashku me Njësinë C që do konfirmojnë nëse vërtet bëhet fjalë për këtë lloj apo çfarë pajisjesh janë dhe këto përgjigje më pas do t’i vendosen në dispozicion prokurorëve.

Ky rast ngriti dyshimet për spiunazh. Ata mohuan që kenë ndërhyrë në frekuencat shqiptare, por hetimet vijojnë.

Britanikët janë lënë të lirë, por janë nën hetim. Agjencitë e Shqipërisë janë në gatishmëri të vazhdueshme për të luftuar spiunazhin nga shteti rus, shkruan Mirror.

 

Të fundit