Flash News

E-TJERA

Mediat e Kosovës për Vlora Hysenin: Kurti e shkarkoi, Rama i beson SHISH-in

Mediat e Kosovës për Vlora Hysenin: Kurti e shkarkoi, Rama i beson

Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje Vlora Hysenin, në krye të Shëbrimit Informativ të Shtetit (SHISH). Propozimi i emrit të Hysenit u bë nga kryeministrit Rama.

Ky i fundit e konfirmoi propozimin pas një takimi që zhvilloi me Presidentin Begaj, i cili deri dje nuk e kishte dhënë vendimin për propozimin e Hysenit në krye të SHISH.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkroi Rama.

Pas dekretimit nga Begaj, Rama ndau një foto në Facebook me Vlora Hysenin, të cilën e prezantoi zyrtarisht para SHISH.

Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës Urime”, shkroi Rama.

Mirëpo, vendosja e Hysenit në krye të SHISH nuk është anashkaluar nga mediat në Kosovë, ku Vlora Hyseni u shkarkua nga qeveria. Gazeta Nacionale shkruan se Hyseni e cila udhëhoqi për 4 muaj AKI-në (institucioni më i lartë i sigurisë dhe inteligjencës), u shkarkua nga detyra me vendim të presidents Vjosa Osmane dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në vendimin për shkarkimin nga detyra të Hysenit, qeveria e Kosovës kërkonte që të ruante çdo informacion të marrë në kohën që kishte drejtuar AKI-në.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhej në njoftimin e presidencës.

Vlora Hyseni njohej si një eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtarë. Ajo fliste disa gjuhë të huaja dhe më herët kishte mbajtur edhe postin e zv.drejtoreshës së AKI-së.

Motivet e shkarkimit të saj nga AKI me vendim të qeverisë së Kosovës, ende janë të paqarta, ndërsa është përfokolur për lidhje të dyshimta me serbët. As kryeministrit Rama i cili e propozoi në krye të SHISH në Shqipëri, nuk ka komentuar lidhur me shkarkimin e saj nga qeveria Kurti.

Të fundit