Flash News

E-TJERA

Mediat fqinje zbardhin axhendën e Ramës në Itali, kush janë ministrat që do ta shoqërojnë

Mediat fqinje zbardhin axhendën e Ramës në Itali, kush janë

Mediat italiane kanë zbardhur axhendën që do të ndjekë kryeminisitri Edi Rama në Itali në datat 5 dhe 6 mars, me rastin e 30 vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve në vendin fqinj.

Kryeministri ynë do të shoqërohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, ministrja e arsimit, Evis Kushi, dhe Fate Velaj, një anëtar i Parlamentit.

Rama do të jetë i pranishëm në Pulia ditën e premte aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut, ku prezent do të jetë dhe ministri i Jashtëm italian,  Luigi Di Maio.

Ai do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

Të fundit