Flash News

E-TJERA

Mediat greke: Fredi Beleri u arrestua nga rojet e sigurisë së Ramës, pasi lëshoi deklaratë kundër kryeministrit

Mediat greke: Fredi Beleri u arrestua nga rojet e sigurisë së

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit të opozitës në Himarë pas akuzave të Ramës, ka bërë jehonë edhe në mediat greke.

Prothothema shkruan se kandidati i opozitës u arrestua në orët e vona të mbrëmjes nga rojet e sigurisë të Edi Ramës, “pa arsye” dhe me metora që i referohen një parashteti.

Presidenti i Omonias ka qenë duke folur me disa persona të tjerë që ishet i shoqëruar jashtë një restoranti në Himarë, në momentin kur oficerët shfaqen dhe i vendosin prangat në duar. Më pas arrestojnë dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij.

Beleri u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë.

Më herët partia minoritare KEAD kishte lëshuar një deklaratë kundër kryeministrit shqiptar për polarizimin e klimës në Himarë.

Të fundit