Flash News

E-TJERA

Mediat greke: Arrestimi i Belerit, marrëveshje biznesi për resortin e bashkëshortit të Xhaçkës?

Mediat greke: Arrestimi i Belerit, marrëveshje biznesi për resortin e

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri shkaktoi polemika dhe reagime jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi. Ministria e Jashtme greke dhe vetë kryeministrit Mitsotakis kërkoi lirimin e menjëhershëm të Belerit.

Gazeta greke e-Kathimerini shkruan se pas historive të publikuara në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare tregojnë se rasti mund të lidhet me ndërtimin e një hoteli luksoz buzë detit në Himarë dhe frika se Beleri mund të rishikojë lejen e ndërtimit.

Mund të bëhet fjalë për resortin e bashkëshortit të Xhaçkës në Himarë. Konkrektisht, Artan Gaci, bashkëshorti i Xhaçkës, mori statusin investitor strategjik. Kompania e tij “AGTTC Hotel Management” mori miratimin e Këshillit të Ministrave, për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

“Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë,” thuhej në vendim.

Sipas medias greke, dyshohet që pas vendimit për të burgosur Belerin mund të ketë pikërisht si qëllim, mbrojtjen e bashkëshortit të Xhaçkës.

Të fundit