Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Mediat greke për takimin e Ramës: Kishte masa të rrepta sigurie, njerëzit erdhën nga Shqipëria me autobus
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin e radhës me diasporën në Greqi. Në nisje të takimit, Rama u prit me protesta nga nacionalistët grekë të cilët protestuan jashtë sallës së takimit, me pankarta në duar.
CNN Greece shkruan se në fjalimin e mbajtur në Selanik, Rama u duk se i shtriu dorën e miqësisë Greqisë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
“Që herët, njerëzit filluan të mblidheshin të kapur për dore shqiptarë dhe të veshur me kostume tradicionale”, shkruan CNN Greece.
Media greke i referohet edhe protestës së nacionalistëve grekë dhe deklaratave të Ramës i cili i quajti “fantazmat e së shkuarës” dhe duke shprehur keqardhjen për këto reagime që sipas tij nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Vorio Epiri është një term që ka vdekur”, tha Rama.
SKAI shkruan se “njerëzit u mblodhën herët në sallë, ku kishte masa të rrepta sigurie, ku hyrja nuk lejohej nga brenda hotelit, por vetëm nga dera e jashtme”.
Po ashtu media greke nënvizon se të pranishmit në takimin Ramës mbërritën me autobusa dhe ma makina nga Shqipëria.