Flash News

E-TJERA

Mediat greke: Qeveria shqiptare është pro rinovimit të Paktit të Miqësisë me Greqinë

Mediat greke: Qeveria shqiptare është pro rinovimit të Paktit

 

Qeveria shqiptare është pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe sigurinë mes Greqisë dhe Shqipërisë, pas një propozimi grek.

Kështu raportojnë mediet greke teksa i referohen burimeve diplomatike pranë qeverisë greke. Pakti në fjalë u nënshkrua mes dy vendeve në vitin 1996 me kohëzgjatje 20 vite nga viti i përfundimit që ishte viti 2018.

Pakti u rinovua për një periudhë 5-vjeçare deri në vitin 2023. Në funksion të skadimit të këtij rinovimi, të dyja palët ranë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera, sipas mediave greke.

Raportimet vendase e shohin mundësinë e rinovimit të paktit si një ‘përmirësim i vazhdueshëm i klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas vizitës së Nikos Dendias në Tiranë”.

Të fundit