Flash News

E-TJERA

Mediat greke: Rama mbrojti të drejtën për zgjerim në Jon, mesazh për Ankaranë

Mediat greke: Rama mbrojti të drejtën për zgjerim në Jon,
Kyriakos Mitsotakis, Edi Rama

Media greke ‘’Protothema’’ ka shkruar një artikull për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe për debatin e ndezur në Shqipëri.

Në artikull thuhet se Rama mbron hapur të drejtën e Greqisë për zgjerim dhe ky merret si një mesazh për Ankaranë nga Tirana.

“E drejta e Greqisë për të zgjeruar sovranitetin e saj në 12 milje detare në Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez mbrohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama”, shkruan “Protothema”.

Më tej thuhet se pas miratimit të dekretit presidencial, në Shqipëri shpërtheu një konfrontim politik me opozitën që sulmon kryeministrin, duke e akuzuar atë për "bisedime të fshehta" me Greqinë dhe tërheqje për të drejtat e Shqipërisë.

Gjithashtu theksohet se kryeministri Rama ra dakord me Athinën zyrtare për ta çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të zgjidhur mosmarrëveshjet përkatëse midis dy vendeve.

Të fundit