Flash News

E-TJERA

Mediat greke: Shqiptarët po rekrutojnë të pastrehë për trafikimin e lëndëve narkotike

Mediat greke: Shqiptarët po rekrutojnë të pastrehë për

Trafikimi i lëndëve narkotike në kufirin greko-shqiptar nuk po shfrytëzon vetëm njerëz të lidhur me grupet e trafikut, por edhe të tjerë që punojnë për herë të parë si trafikantë.

Njuë artikull në mediat greke i cili i referohet pikërisht trafikut të drogës në kufirin greko-shqiptar, respektivisht në Igumenicë, tregon se tashmë shqiptarët e përfshirë po shfrytëzojnë edhe njerëz të pastrehë për të trafikuar lëndën narkotike.

Gjatë një operacioni të zhvilluar më 11 mars, policia greke ndaloi një mjet tip “Opel” ngjyrë blu, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 45 tufa kërpi të papërpunuar shqiptar, me peshë totale 66,9 kg, të cilat ishin të mbuluara lirshëm me një peshqir jeshil.

Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ishte i pastrehë dhe se punën ia kishte ofruar një shtetas shqiptar siç e kishte identifikuar ai nga e folura.

“Jam i pastrehë. Unë fle në sheshin në Kato Patisia me të pastrehë të tjerë,” i tha policisë 51-vjeçari grek. “Të martën e kaluar më afroi një i panjohur, i cili u prezantua si “Yiannis”. Siç kuptova nga theksi ishte shqiptar. Më pyeti nëse isha i interesuar për një punë. Sigurisht që i thashë se isha i interesuar.”

Nuk ishte hera e parë që policia dëgjonte të njëjtën histori. Rrjeti që transporton kanabis nga kufiri greko-shqiptar në Athinë rekruton njerëz të pastrehë dhe njerëz kashte që kanë pak hapësirë për ta refuzuar atë.

“Më tha se do të më jepte 2000 euro nëse transportoja disa gjëra në emër të tij. E pyeta se çfarë gjërash. Sot në mëngjes ai mbërriti në shesh ku unë fle me makinen qe me ke kapur, me ka dhene per pagesa, benzin dhe çelsat e makines, me ka thene qe do te me jape te tjerat kur te kthehem me gjerat ne Athine”, ka shtuar më tej 51-vjeçari.

Policia konstatoi se makina i përkiste një 81-vjeçari, banues në Athinë. Ai u paraqit në një stacion policie në Atikën perëndimore për të denoncuar vjedhjen e automjetit dhe u arrestua. 81-vjeçari tha se ia kishte dhënë makinën për disa orë një shqiptari që e njihte muajt e fundit, por pranoi se dinte pak për të.

"Njerëz të organizuar të trafikut të drogës përdorën klientin tim si kashte, i cili ndodh të jetë përdorues kronik i kanabisit," tha për Magazine avokati i 81-vjeçarit, Kostas Dimopoulos. “Akuza e bashkëpunimit moral në veprën e rastit të dalluar të trafikut të lëndëve narkotike është dobësuar nga vetë provat e sjella gjatë procesit hetimor, por edhe nga faktet objektive, si rezultat i të cilave ai u la i lirë”, shtoi ai.

Njerëzit në kufi shpjegojnë se pjesa më e madhe e drogës së kapur në Igumenicë, çuditërisht, nuk kalon nga porti, por mbërrin në Greqi në një mënyrë më pak të njohur: nga e ashtuquajtura "zona e kuqe" e Sajadës. Është një brez i territorit grek në fund të Thesprotisë, pak në veri të Igumenicës, i cili shtrihet për disa kilometra drejt Shqipërisë.

Të fundit