Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
"Armiq të Feyenoord në Tiranë", mediat italiane japin alarmin: Grekë e turq të infiltruar mes tifozëve të Romës
Rritet tensioni për rendin publik në Tiranë pak orë para finales së Konferencës së Ligës mes Romës dhe Feyenoord.
Pas përplasjeve të natës së mbrëmshme që çuan në arrestime të shumta, tashmë ka shumë shqetësim për infiltrimin e tifozëve të Paok Salonicco dhe Fenerbahce, turq dhe grekë të cilët konsiderohen si armiq të Feyenoord, raporton media italiane “Corriere Dello Sport”.
Stadiumi i Tiranës ka një kapacitet prej 21 mijë spektatorësh, por në kryeqytetin shqiptar mendohet se kanë mbërritur të paktën 100 mijë tifozë.
Nga trazirat e mbrëmshme nga tifozët e të dy skuadrave u plagosën 10 efektivë e 4 tifozë dhe u dëmtua një automjet policie.
Në Spitalin e Traumës u paraqitën 30 të lënduar, nga të cilët 20 ishin policë, ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.