Flash News

E-TJERA

Mediat italiane: Kampet e refugjatëve në Shqipëri do të hapen javën e ardhshme

Mediat italiane: Kampet e refugjatëve në Shqipëri do të

Qeveria italiane pak javë më parë njoftoi se qendrat e emigrantëve në Shqipëri kanë përfunduar.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kampi i Gjadrit është dorëzuar dje për testim, ndërkohë që hot-spoti i Shëngjinit është tashmë gati. Dy qendrat do të jenë funksionale që në fillim të javës së ardhshme, kur do të fillojnë të mbërrijnë emigrantët e parë.

Projekti italian që gjeti zbatim në Shqipëri është shtyrë disa herë, për shkak të ndërtimeve që ishin duke u kryer.

Sipas marrëveshjes së firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni, emigrantët e jashtëligjshëm që mbërrijnë në Italia me varka, do të transportohen në Shqipëri ku do të qëndrojnë në kampet në Gjadër dhe në Shëngjin.

Të fundit