Flash News

E-TJERA

Mediat italiane e japin të sigurt, Juventusit i hiqen pikët dhe ndryshon renditja e Seria A

Mediat italiane e japin të sigurt, Juventusit i hiqen pikët dhe

Juventusi do të marrë vesh javën e ardhshme për fatet e sezonit, ku të hënën do të jepet vendimi për pikët që do t’i hiqen bardhezinjve për sa i përket parregullsive me plusvalencat.

Mediat italiane shprehen me bindje se rekordmenëve italianë do t’u hiqen 12 pikë, ndryshe nga vendimi i parë kur hiqeshin 15 pikë. Ajo që bën me frikë tifozët është se ky dënim do bënte që skuadra e tyre të mbetej jashtë Champions-it sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit shpresonin që Gjykata Federale t’i heqë maksimalisht 9 pikë duke qenë se mbetej në zonën Champions dhe në ndeshjet e ardhshme, do të kishte mundësi që të ngjitej sërish. Me 12 pikët e hequra Juventusi do të përfundonte në vendin e 7 në kampionat me 57 pikë, 7 më pak se zona Champions.

Të fundit