Flash News

E-TJERA

Mediat ndërkombëtare jehonë kualifikimit të Shqipërisë në EURO 2024

Mediat ndërkombëtare jehonë kualifikimit të

Shqipëria u kualifikua në EURO 2024 dhe ky lajm po bën jehonë në mediat ndërkombëtare.

“The Washington Post” shkruan se penalltia e sulmuesit veteran Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të ndihmoi në sigurimin e një barazimi 1-1 për Shqipërinë në Moldavi për një vend në Euro 2024 në Gjermani.

Moldavia barazoi në të 87-ën, por Shqipërisë i mjaftoi një pikë për të siguruar një përfundim në top-dyshen e Grupit E.

Shqipëria kryesuese e grupit ka tejkaluar Poloninë e renditur më lart dhe Republikën Çeke për të siguruar që do të luajë në vetëm një të dytën Euro pas debutimit në edicionin e 2016-ës”, shkruan gazeta amerikane.

Mediat ndërkombëtare jehonë kualifikimit të

Edhe “ESPN” ka duartrokitur kualifikimin e kuqezinjve në EURO 2024.

“Është hera e dytë që Shqipëria kualifikohet në një kampionat evropian, pas daljes në fazën e grupeve në vitin 2016”, shkruan ESPN.

Mediat ndërkombëtare jehonë kualifikimit të

Të fundit