Flash News

E-TJERA

Mediat turke jehonë lajmit të mbylljes së shkollës: FETO-s i vjen goditje nga Tirana, kolegji kishte lidhje me gylenistët

Mediat turke jehonë lajmit të mbylljes së shkollës: FETO-s i

Mediat tuke i kanë bërë jehonë lajmit të mbylljes së shkollës “Mehmet Akif” në Shqipëri. Kolegji u mbyll me vendim qeverie, shoqëruar me arsyetimin se ishte zhvendosur në një godinë tjetër pa leje dhe se nuk i plotësonte standardet.

Kjo u mohua nga drejtuesit e shkollës dhe nxënësit, të cilët protestuan kundër vendimit të qeverisë. Reagimet për këtë rast ishin të shumta, ku nuk munguan zërat se ky vendim ishte kërkesë e presidentit turk Erdogan, me të cilin Edi Rama ka raporte të mira.

Mediat turke shkruajnë se kolegji kishte lidhje me fondacionin e gylenistëve, për të cilët Erdogan i ka kërkuar më herët Ramës që t’i luftojë dhe të mos kenë hapësirë veprimi në Shqipëri.

Mediat turke e konsiderojnë këtë vendim një tjetër goditje për Organizatën Terroriste Fetullah (FETO).

Të fundit