Flash News

E-TJERA

Mediat zviceriane: FSHF po punon për të rikthyer Taulant Xhakën në kombëtare

Mediat zviceriane: FSHF po punon për të rikthyer Taulant Xhakën

Në nëntor 2021, Taulant Xhaka deklaroi fundin e karrierës së tij në kombëtaren shqiptare.

Një shkrim nga gazeta zviceriane 4-4-2.ch thotë se Federata Shqiptare e Futbollit po punon për ta rikthyer Xhakën pranë kuqezinjve.

Sipas informacioneve të 4-4-2.ch, brenda shoqatës është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian.

“Në FSHF tashmë është shpallur prioritet kryesor: vetë kryetari i shoqatës Armand Duka po punon për rikthimin e Xhakës”, thotë media zviceriane.

Mesfushori 32-vjeçar i FC Basel-it ka veshur për herë të fundit fanellën e kombëtares shqiptare gati katër vjet më parë. Në nëntor 2021, Xhaka njoftoi tërheqjen e tij emocionale pas 30 paraqitjeve.

Të fundit