Flash News

E-TJERA

Medikamentet që mungojnë, Alimehmeti: Tenderat nuk i bëjnë mjekët, por Ministria

Medikamentet që mungojnë, Alimehmeti: Tenderat nuk i bëjnë

Mjeku lir Alimehmeti, duke komentuar skandalin që ka përfshirë mjekë në spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se ligji duhet të jetë i drejtë për të gjithë.

I ftuar në ‘News 24’, Alimehmeti, duke përmendur momentet e dosjes, tha se e para ka të bëjë me kalimin e pacientëve nga shtetërori te privati, së dyti është hetimi për aparaturën e kobaltit që ka lidhje me rrezatimin, dhe mund të ketë shkaktuar problematika në shëndetin jo vetëm të pacientëve, por edhe të personelit mjekësor.

“Ky episod duhet të na zgjojë, pse ndodhin këto situata? Po sikur të kishim salla mjaftueshëm dhe mjekë mjaftueshëm, apo të ishin blerë sasitë e duhura të medikamenteve në kohën e duhur, a mund të krijoheshin kaq lehtë këto skema”, tha Alimehmeti.

Ai tha se 5 mjekë që po bëjnë specializimin për onkolog do të paguhen 0 lekë për 4 vitet e studimit të tij.

“A pyet kush se me çfarë do të jetojë ky mjeku i ri këto 4 vjet? Ose do të shkojnë në privat për të punuar, ose do të gjehen format, ja kaq e thjeshtë është”, tha Alimehmeti.

Të fundit