Flash News

E-TJERA

Mega-operacioni, drejtori i Policisë së Elbasanit: Kemi dyshime për vrasje të porositura nga burgjet

Mega-operacioni, drejtori i Policisë së Elbasanit: Kemi dyshime

Një mega-operacion në paraburgimin e Elbasanit, IEVP Korçë dhe IEVP Peqin, zbardhi korrupsionin që bëhet nga qelitë e burgut duke përdorur si ‘mjete’ gardianët.

Skema e ngritur mes punonjësve dhe zyrtarëve të burgjeve, të dënuarve dhe biznesmenëve, bënte të mundur futjen e sendeve dhe lëndëve narkotike në burg.

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa ka hedhur dyshime për vrasje të porositura nga burgjet e Korçës, Elbasanit dhe Peqinit.

“Dyshime dhe ndjekja pistash në hetim kemi. Por jemi ende në proces verifikimi dhe sa kjo thyerje e sigurisë së burgjeve ka influencuar në hetime ndryshme apo ngjarje të rënda kriminale. Ka dyshime dhe ndjekje pistash për çështje të tilla që kanë të bëjnë me influencën në ngjarje të rënda kriminale”, u shpreh Çipa.

Hetimi 6 mujor konkludoi një sërë shkeljesh brenda burgjeve, duke nisur nga futja e lëndëve narkotike, mjetet e bixhozit te implikimi i personave të tjerë të shtirur si familjarë.

Të fundit