Flash News

E-TJERA

Mega-operacioni, Karamuça: Të burgosurit ‘VIP’ shfrytëzojnë njohjet jashtë, korruptojnë gardianët

Mega-operacioni, Karamuça: Të burgosurit ‘VIP’

Mega-operacioni i zhvilluar dje në Elbasan vuri në pranga 26 persona, mes tyre një shef paraburgimi, efektivë të IEVP-ve në Peqin, Drenovë si edhe familjarë të të dënuarve dhe biznesmenë.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça, në një intervistë për MCN Tv, tha se të burgosurit shfrytëzojnë njohjet që kanë jashtë përmes gardianëve të burgjeve. Karaamuça shtoi se ky nuk ishte rasti i parë, pasi disa qeli burgjesh bëjnë diferencën nga të tjerat.

Sipas Karamuçës, një i dënuar që ka në qelinë e tij frigorifer, Tv gjithçka që nuke ka një tjetër, është sepse ai paguan për të pasur kaq shumë përfitime.

"Në fakt nga të gjitha vitet që kemi inspektuar sistemin penitenciar është vënë re se ka pas skema të mirëorganizuara prej vitesh për futjen e sendeve dhe lëndëve narkotike në burgje duke përfshirë këtu dhe armë zjarri dhe të ftohta, kjo përmes bashkëpunimit që kanë njerëzit jashtë me gardianët e burgjeve. Ky rast është për tu përshëndetur sepse për herë të parë ka një grup të arrestuarish kaq masiv. Ky hetim është nga të parët që ndodh. Është vënë re dhe po të shohin aty ka një abuzim të shtuar me futjen e sendeve si ilaçe, celular etj, janë arrestuar herë pas here dhe gardianë burgjesh që kanë ndihmuar për futjen e tyre. Një nga problemet më madhore ka qenë korrupsioni dhe kjo vihet re që te qelitë ku një prej tyre jeton një person që ka Tv, frigorifer gjithçka, dhe ngjitur me të është një qeli me 4 persona. Ky paguan për të jetuar me kaq shumë benefite. Pra personat që kanë një buxhet të mirë parash mund të korruptojnë lehtë. Korrupsioni fillon nga një qeli më e mirë, nga takimet e shumta familjare dhe vazhdojnë deri te lejet dhe futjen e sendeve apo transferimet", tha Karamuça.

Të fundit