Flash News

E-TJERA

Mega-operacioni/ Kontrolle në qelitë e 3 burgjeve, çfarë u sekuestrua

Mega-operacioni/ Kontrolle në qelitë e 3 burgjeve, çfarë u
Foto Ilustruese

Në kuadër të  mega-operacionit me 26 të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll në disa nga qelitë e 3 burgjeve.

Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë, ku janë gjetur një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuara si mjete komunikimi dhe dy qese me pluhur të bardh e dyshuar si lëndë narkotike.

NJOFTIMI I DPB
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan. Operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 Shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45. Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë. Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike. Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Nga mega-operacioni ranë në pranga një shef i Paraburgimit Elbasan dhe gardianë dhe ish-gardianë të burgjeve në Korçë, Elbasan dhe Peqin. Të përfshirë në skemë ishin edhe të burgosur të njohur për botën e krimi si: Aleksandër Llanaj, Gazmir Braka, Klajdi Gjeci.

Të fundit