Flash News

E-TJERA

Megaoperacion kundër kanabis në disa qytete/ Arrestohen 9 persona, të përfshirë dhe punonjës policie; detaje

Megaoperacion kundër kanabis në disa qytete/ Arrestohen 9 persona,

Policia ka zhvilluar një megaoperacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Lezhë, Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se është përmbyllur megaoperacioni i koduar “Qafa e Helmit”, i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit të datës 20 shtator dhe ka përfunduar mbrëmjen e djeshme.

Policia ka arrestuar 9 persona, ka lënë në "arrest shtëpe" 2 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 4 shtetas. Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar që ky grup ka organizuar kultivimin e bimëve narkotike në Mirditë, në zonën e fshatit Arëz, Kaçinar, në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufajt dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe dhe Plet.

Uniformat blu kanë sekuestruar 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet. Policia ka gjetur vendin ku kryhej përpunimi i bimëve narkotike që ishte në mes të pishave në fshatrat Gomsiqe e Pletë të Pukës, ku u sekuestruan 28.73 kg kanabis. Këto u gjetën në një vend të përshtatur në formë kasollesh, të mbuluar me plasmas.

Gjatë hetimeve ka rezultuar që në këtë veprimtari janë të implikuar edhe punonjës policie, hetimet për të cilët po i ndjek SHÇBA. Policia bën me dije se të gjitha materialet për ekzekutimin e këtij vendimi i kanë kaluar SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Të fundit