Flash News

E-TJERA

Megaoperacioni antid*ogë, kontrolle në Portin e Vlorës

Megaoperacioni antid*ogë, kontrolle në Portin e Vlorës

Pas aksionit të Antimafies italiane në bashkëpunim me SPAK ku nga hetimet  rezultoi se nëpërmjet edhe  portit të Vlorës dhe Durrësit kishte kalime të vlerave monetare nëpërmjet  shoqërive të transportit  jane perforcuar masat me kontrolle të imtësishme në vije të parë dhe  vijë të dytë.

Kontrolle të shtuara ndaj te gjitha automjeteve ne portin e Vlorës. Në kuadër të operacionit në Vlorë u ndaluan dy persona.

Megaoperacioni goditi organizatën kriminale të udhëhequr nga Xhevdet Troplini. Në total, u lëshuan 52 urdhër-arreste, mes tyre ish-efektivë, biznesmenë, avokatë.

Urdhër-arrest është lëshuar edhe për Elvis Docin, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit.

Të fundit