Flash News

E-TJERA

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë/ Kanabis drejt Italisë dhe Gjermanisë; arrestohen 55 persona, 27 prej tyre shqiptarë

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë/ Kanabis drejt Italisë
Foto ilustruese

55 persona, 27 prej të cilëve shqiptarë janë vënë në pranga si pasojë e një megaoperacioni ndërkombëtar anti-drogë.

Mediat italiane raportojnë se grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Bëhet fjalë për tre organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e saj.

Droga nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë. Ky aktivitet kriminal realizohej duke bashkëpunuar me anëtarë të mafias nigeriane të pranishëm në Itali.

Operacioni është zhvilluar në tre shtete, Gjermani, Shqipëri dhe Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.

Në pranga janë vendosur 52 burra dhe 3 gra, mes tyre 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe një gambian.

Të fundit