Flash News

E-TJERA

Mehdi Malkaj nga protesta: Kam marrë kërcënime, le të na rrahin

Mehdi Malkaj nga protesta: Kam marrë kërcënime, le të na

Aktori i njohur Mehdi Malkaj tha nga protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, se populli duhet të ngrihet.

Malkaj tha se ka marrë kërcënime dhe se gjithçka e bën në emër të Shqipërisë.

“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policët që jeni këtu duhet ta mendoni një herë nëse ia vlen ta mbani veshur atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime”, tha Malkaj.

Të fundit