Flash News

E-TJERA

Mehdi Malkaj nga protesta: Të jemi qëndrestar, nuk mbulohet vjedhja duke mbyllur dritaret

Mehdi Malkaj nga protesta: Të jemi qëndrestar, nuk mbulohet vjedhja

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh.

Nga protesta para Bashkisë së Tiranës ku kërkuan largimin e Erion Veliajt, Malkaj u tha shqiptarëve se duhet të jenë qëndrestarë e se vjedhja nuk mbulohet duke mbyllur dritaret.

"Duhet të jemi qëndrestar. Si ata të Aleancës për mbrojtjen e Aleancës. Duhet të gdhihemi dhe presim këtu. Nuk mbulohet dot vjedhja me mbylljen e dritareve. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjithëve”, tha ai.

Protesta u shoqërua me tensione në disa momente, kur këshilltarët bashkiakë të opozitës kërkuan të hyjnë brenda bashkisë dhe nuk u lejuan nga efektivët e policisë.

Këshilltarët do të depozitonin një kërkesë, gjë që u refuzua nga policia", deklaroi Malkaj.

Të fundit