Flash News

E-TJERA

Mehmeti: Arsimi i dobët po shkatërron të ardhmen e të rinjve

Mehmeti: Arsimi i dobët po shkatërron të ardhmen e të rinjve

Eksperti i arsimit parauniversitar, Ndriçim Mehmeti ngriti alarmin për largimin masiv të të rinjve nga vendi, të cilin e quajti “hemorragji kombëtare”.

Në një intervistë për emisionin “Kush Paguan” në Syri Tv, Mehmeti theksoi se arsyeja nuk lidhet vetëm me pagat apo ekonominë, por veçanërisht me cilësinë e dobët të arsimit, mungesën e aftësive digjitale dhe zhdukjen e meritokracisë.

Ne nuk po rrisim të rinj me mendim kritik dhe aftësi teknologjike. Shqipëria është e fundit në rajon për aftësi digjitale – vetëm 20% e të rinjve i zotërojnë ato,” – u shpreh ai.

Sipas Mehmetit, vendi po rrezikon të humbasë energjinë dhe talentin e brezit të ri.

“Profesionistët e mirë nuk vlerësohen. Duhet ndryshuar urgjentisht, përndryshe së shpejti do të jetë vonë", tha Mehmeti.

Të fundit