Flash News

E-TJERA

Meloni me vilë luksoze në Shqipëri, mediat italiane: I ka vënë syrin një resorti në Palasë

Meloni me vilë luksoze në Shqipëri, mediat italiane: I ka

“Nëse Silvio Berlusconi blinte Villa due Palme në Lampedusa për t'u dhënë garanci banorëve të ishullit në urgjencën e emigrantëve, Giorgia Meloni tërhiqet nga Shqipëria.”

Kështu e nis artikullin “Il Foglio” media italiane e cila zbulon interesat e kryeministres italiane për një vilë luksoze në në resort në Shqipëri. Konkretisht, media italiane shkruan se bëhet fjalë për një resort në jug të vendit, në Palasë.

Kjo është konfirmuar për Il Foglio nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare. “Një zgjedhje që çimenton marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës edhe më shumë”, nënvizon gazeta.

Vitin e kaluar familja Meloni ka kaluar pushimet në Vlorë. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë ku mund të takohet me Marina Berlusconin.

Të fundit