Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Menaxhimi i zjarreve në Shqipëri, VOA: Teknika më e prapambetur në Evropë, zjarrfikësit me automjete 30-40 vjeçare

Dëmtimet nga zjarret në Shqipëri vlerësohen të mëdha edhe këtë vit, ndërsa qeveritë vendore kanë pak kapacitete për shuarjen e zjarreve. Sipas specialistëve, repartet zjarrfikëse veprojnë në terren me automjete 30 dhe 40 vjeçare dhe personel të patrajnuar. ndërsa teknika është më e prapambetura në Evropë.
Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe pyjore, drufrutore dhe prona. Qeveritë vendore që menaxhojnë shërbimin zjarrfikës pas reformës territoriale të vitit 2015 kanë pak kapacitete me mjete, pajisje dhe burime njerëzore për fikjen e tyre.
Në Gjirokastër bëhen të gjitha përpjekjet nga reparti me 20 zjarrfikës por mjetet duhen përmirësuar pasi janë të vjetra, thotë për Zërin e Amerikës Kujtim Bizhga një drejtues me përvojë në zjarrfikëset e Gjirokastrës.
“Kemi 4 automjete zjarrfikëse, por janë shumë të vjetra. Sado që përpiqemi t`u bëjmë shërbime përsëri ato na lënë në baltë në ndërhyrjet tona pasi çdo gjë e vjetër sado ta riparosh mbetet e vjetër. Ka ikur koha e këtyre makinave pasi janë edhe të ngadalta. Nëse një zjarri nuk i del në kohë kur ai merr përmasa të mëdha më vonë është shumë vështirë ta përballosh, do mjete të tjera, shumë forca ,mjete nga ajri."
Sipas zotit Bizhga edhe teknika në përgjithësi e zjarrfikësve në Shqipëri është më e prapambetura në Europë dhe burimet njerëzore kanë nevojë për trajnim. Punonjësi me përvojë thotë se shërbimi zjarrfikës duhet të jetë i centralizuar.
“Shërbimi zjarrfikës duhet të centralizohet pasi ke mundësi me mjete dhe forca të përqendruara që ti përballosh situatat e vështira. Të paktën të bëhet rajonal, të organizohet në mënyrë më profesionale dhe të trajnohen forcat”.
Bashkitë e tjera më të vogla të Qarkut të Gjirokastrës kanë nga 12 efektiva dhe nga një mjet për fikjen e zjarreve, të pamjaftueshme për të menaxhuar situata të tilla të përhapjes së zjarreve.
Zoti Bizhga thotë se faktori më i rëndësishëm për vënien e zjarreve janë barinjtë që kërkojnë të përmirësojnë kullotat ndërsa një pjesë e zjarreve janë edhe aksidentale.
“Ne këtë vit morëm masa parandaluese si edhe vitet e tjera duke zhvilluar fushata ndërgjegjësuese, duke bërë një punë paraprake që njerëzit të binden që të mos vënë zjarre për të mos rrezikuar pronat e tyre. Jemi takuar me blegtorë, me pushtetin vendor, kemi organizuar shërbime vullnetare, kemi organizuar shërbim ruajtje me qëllim që të mos përhapen zjarre. Por ka njerëz të papërgjegjshëm dhe për mua shumica e këtyre zjarreve janë të qëllimshme. Këto zjarre vendosen nga blegtorë, thjesht për interesa të tyre për të krijuar kullota dhe për të kaluar një dimër të mirë."
Policia e Gjirokastrës ka kryer tre procedime penale dhe janë vendosur edhe disa gjoba për zjarret e këtij viti. Një problem madhor për dëmet nga zjarret në Shqipëri është edhe mos-sigurimi i pronave nga zjarri.
Asllan Karagjozi ,specialist në tregun e sigurimeve thotë se pronat që vihen si garanci për bankat sigurohen nga zjarri ndërsa pjesa tjetër është e papërfillshme.
Interesi është shumë i vogël, madje dhe në ato raste kur kostatohet është kur bëhet disi i detyrueshëm si në rastet kur jepen kredi nga bankat dhe duhet të sigurohet kolaterali apo ndonjë veprim tjetër i detyruar shtetëror që shërbimi publik është i imponuar me sigurimin nga zjarri.
Zoti Karagjozi thotë se në Shqipëri ka pak edukim për sigurimet dhe duhet rritur ndërgjegjësimi sidomos për të zgjeruar tregun e sigurimeve për rastet e dëmeve nga zjarret.
“Nuk besoj se 100% e rasteve të neglizhencës nga qyetarët është sepse u mungon buxheti. Jo, mungon ajo që quhet edukatë siguruese tek qyetarët. Ne intersohemi më shumë për sigurimin e një makine persanale se sa të shtëpisë, ndërkohë që sigurimi i një makine është tre herë më i lartë se sigurimi i shtëpisë”.
Zjarret u sollën shumë banorëve në zonat ruale në Gjirokastër dhe më gjerë dëmtime të mëdha sidomos në drufrutorë për të cilat ata ishin kujdesur me vite. Për të gjitha dëmet ata nuk mund të përfitojnë dëmshpërblime, pasi nuk i kanë pronat të siguruara.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38