Flash News

E-TJERA

"Çmendet" 39-vjeçari në Shijak, godet fizikisht një person dhe i sulmon makinën me hanxhar

"Çmendet" 39-vjeçari në Shijak, godet fizikisht

Një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person sot në Shijak.

Policia njofton se në lagjen “Popullore” të Shijakut, ai ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të  D.Ç, 55 vjeç dhe më pas e ka goditur fizikisht.

“Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit