Flash News

E-TJERA

“Mendojnë 24 orë në ditë për politikë”, ish-kryebashkiaku i Prishtinës: Rama, Thaçi dhe Kurti janë “kafshë politike”

“Mendojnë 24 orë në ditë për

Ish- kryebashkiaku i Prishtinës Shpend Ahmeti deklaron se kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë “kafshë politike” sepse mendojnë 24 orë për politikë.

“Edi Rama, Albin Kurti, Hashim Thaçi, nuk po dua t’i ofendoj por këta janë kafshë politike. Kur hyn në politikë ti mundohesh të ndryshosh diçka, për të ndryshuar diçka duhet të kesh ndikim.  Albin Kurti sot si kryeministër i Kosovës mund të jap mendim për Maqedoninë e Veriut, por unë po them të mos shkojë të tregojë për kë duhet votuar”, tha Ahmeti në Klan Kosova.

Këto komente të ish-kryetarit të Prishtinës erdhën pas takimit të Kurtit, me partitë shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, i ka ngritur dyshimet se Lëvizja Vetëvendosje mund të përfshihet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj atje.

 

Të fundit