Flash News

E-TJERA

"Mendova se nuk do të më vinte kurrë", Asani: Nuk fjeta gjumë kur mora ftesën për të qenë pjesë e kombëtares

"Mendova se nuk do të më vinte kurrë", Asani: Nuk fjeta

Sulmuesi i kombëtares sonë, Jasir Asani 28-vjeçar zhvilloi një intervistë për “Dueli Sportiv”, në RTV Dukagjini, ku foli për momentin kur e kuptoi se do luante për vendin e tij. 28-vjeçar u shpreh se kur kishte marrë ftesën kishte përjetuar emocione të mëdha.

”Kur largohesh për në Kore të Jugut je më larg Kombëtares, mendova se nuk do të më vijë asnjëherë ftesa e Kombëtares, sepse ika nga Evropa dhe është shumë e vështirë. Gjithsesi, puna dhe sakrifica që kam bërë, e meritoja një ftesë që ta tregoja veten time si futbollist, a ia vlen të jem pjesë e Kombëtares apo jo.”

”Gjithsesi, kur erdh ftesa nuk kam fjetur gjumë s’bëhet fjalë, është një emocion shumë i madh që nuk mund ta përshkruash nëse nuk e vesh këtë fanellë ose ftesa nga Kombëtarja kur e pret,” tha ai.

Të fundit